Aktualitet

Jetë më e mirë në vitet 60 sesa sot? Europianët thonë po

Pothuajse një e treta e popullsisë së Evropës beson se jeta ishte më e mirë 50 vjet më parë. Këtë zbuloi Qendra kërkimore Pew pas një studimi dhe sondazhit të 43 mijë njerëzve. Me gjithë përmirësimet drastike në jetëgjatësinë dhe mirëqenien materiale, njerëzit nuk janë të bindur se situatat individuale dhe jeta në tërësinë e saj është përmirësuar. Në Evropë, 53% e njerëzve thanë se në vitet 60 bëhej jetë më e mirë, krahasuar me 30% që shprehën pikëpamje të kundërta. Megjithatë, në Greqi, Itali, Hungari dhe Francë, njerëzit thanë se ndiheshin mirë me jetën e tanishme.

Studiuesit thanë se situata aktuale ekonomike në çdo vend duket të jetë një faktor i rëndësishëm në vlerësimin e individëve. Njerëzit më të arsimuar gjithashtu kishin më shumë gjasa të merrnin një perspektivë optimiste sesa ata me arsim më të ulët. Mbështetësit e partive populiste synonin ta shihnin të kaluarën me një frymë më pozitive. Tiranapost.al E.B

Many Europeans say life was better in the 1960s