Aktualitet

Jessica dhe Justin në krizë, nisin terapinë

Jessica dhe Justin në krizë, nisin terapinë

Justin Timberlake u fotografua me Alisha-n, kolegen e tij pas xhirimeve, një mbrëmje tek përkëdhelej me të. Bëri një status publik ku i kërkoi falje bashkëshortes, Jessica Biel. Kjo e fundit shkroi se nuk ndihej e tradhtuar, dhe në fund dikush tha se Justin ishte detyruar nga Jessica të kërkonte falje publike pas poshtërimit që i bëri.

Një tjetër burim pranë tyre, tregon se çifti është ende në krizë. “Ata, si të gjithë çiftet kanë ditët e tyre të mira, por edhe ato të këqija ku debatojnë. Tani do nisin terapinë në çift. Justin po bën gjithçka për të shpëtuar martesën”.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/me-falni-isha-i-pire-justin-timberlake-si-prifti-i-marigose/