Aktualitet

Jeruzalemi/ Ambasada e SHBA në Tiranë padyshim krah Trump

Ambasada e SHBA-së sot ka reaguar për sa i përket votimit kundër Amerikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Padyshim që Ambasada Amerikane e Shqipërisë do të ishte krah Trump sot në reagimin e saj.

Ja çfarë shkruan ajo në facebook:

Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez./ Copyright Tiranapost.al