Aktualitet Te gjitha

Jepnin para me fajde, zbulohet roli që kishte polici i përfshirë në grupin kriminal


Polici Ergys Lohja kishte dijeni për dhënien e parave me fajde të grupit kriminal në Shkodër, prej të cilit u arrestuan 12 persona.

Sipas të dhënave të grupit hetimor për “tvklan.al”, mësohet se Lohja gjithashtu negocionte edhe në uljen e interesave të parave të dhëna me fajde.

Burimet hetimore sqarojnë se ulja e interesave të fajdeve ishte kërkuar për llogari të dy vëllezërve Radovani, djemtë e ish-Prefektit të Shkodrës, që bënë më pas dhe denoncimin në Prokuori.

Skema e grupit kriminal ishte e tillë: Ata jepnin para borxh dhe vendosnin vlerën e interesit të kthimit nga 3% deri në 20%. Nëse paratë nuk hua nuk ktheheshin brenda afatit, anëtarët e këtij grupi u merrnin qytetarëve pronat, shtëpitë dhe pasuri të tjera që ata posedonin./ Referuar TvKlan/ Tiranapost.al