BotëTe gjithaTech

Jep dorëheqjen shefi i sigurimit të Facebook


Është larguar nga kompania shefi i sigurimit të Facebook, Alex Stamos.

Në fakt largimi i tij pritej, pasi Facebook më herët kishte paralajmëruar një riorganizim të sektorit të sigurisë.

Stamos, 39 vjeç, ka qenë pjesë e firmës që në vitin 2015 dhe do largohet në fund të këtij muaji nga Facebook. Ai po largohet pikërisht në një moment krize ku aksionet e Facebook kanë rënë pas skandalit të publikimit të të dhënave të përdoruesve.

“Në tre vitet e fundit, jam krenar që kam puuar me disa nga më të mirët në fushën e sigurimit në një nga mjediset më të vështira kërcënuese me të cilat ballafaqohet një kompani teknologjike…”, shkroi ai në një postim në Facebook.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i përkthyer nga Boing Boing. Copyright Tiranapost.al

Në foto, shefi i sigurimit të Facebook, Alex Stamos