Aktualitet

Jep dorëheqjen kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje

Kreu i  Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryetar. Ai gjithashtu ka hequr dorë nga të gjitha  funksionet e tjera që ka mbajtur në këtë parti.

Lajmi për dorëheqje ai e ka bërë publik në një konferencë për mediat. Visari ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë dhe një ndër ditët më të këqija për të.

“Më shumë se një vit po përballemi me një problem në rritje, të cilin as nuk e dua as nuk e përkrahi. Metodën e eliminimit politik nuk e pëlqej. Disa herë kemi thënë që kjo të ndalet nuk ka ndodh”, ka thënë ai./TiranaPost.al