Showbiz

Jennifer Lopez gjobitet me 150 mijë dollarë sepse postoi një foto të Alex Rodriguez

Jennifer Lopez gjobitet me 150 mijë dollarë sepse postoi një foto

“Splash News” ka gjobitur me 150 mijë dollarë Jennifer Lopez që shpërndau pa leje një foto të shkrepur nga paparacët. Historia ka nisur që në 2017-ën kur Jennifer e pëlqeu foton që ata u kishin bërë Alex-it, të dashurit të saj dhe e postoi në Story-n e Instagramit.

“Jennifer e përdori atë pa autorizimin tonë”, shkruhet në deklaratën zyrtare të “Splash News”.

E gjithë ideja është se pas shpërndarjes që i bëri J.Lo fotoja u bë e aksesueshme për çdo media tjetër dhe burim fitimesh për ta.

Tani “Splash News” kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të fotos së famshme.

*Ky post u përshtat nga eonline dhe është realizuar nga Fabjola Hije.