BotëTe gjitha

Jennifer Lopez bën atë që kishte dashur gjithmonë të bënte


Nga marka Fenty e Rihannës, në bashkëpunimin e Victoria Beckham me Estee Lauder dhe thashethemet se Serena Williams do prezantojë linjën e saj të kozmetikës është edhe një e famshme që është tunduar nga ka vendosur të lancojë markën e saj të produkteve kozmetike.  Është Jennifer Lopez e cila ka konfirmuar se do nisë një bashkëpunim me produkte kozmetike me një nga prodhuesit kryesorë të paleteve në botë, Inglot. Pasi artisti  Scott Barnes publikoi një foto të JLo e lyer me ngjyra të bronzta, kjo e fundit e publikoi në Instagram dhe zbuloi lajmin.

“Është diçka që kam dashur ta bëj për një kohë shumë të gjatë,” tha Lopez  për Daily Women’s Wear e cila shtoi se njerëzit e pyesin gjithmonë se çfarë përdor që ka një lëkurë aq të pastër. Ndryshe nga shumë bashkëpunime të tjera me të famshëm, kjo duket epike; me 70 artikuj, duke përfshirë  tonet e syve, buzëkuqët, blushet, highlighters, bronzers dhe madje edhe polishes. Sa i përket çmimit, Lopez ka konfirmuar se do të jenë “të përballueshme”.Marka e saj do lancohet nga 26 prilli, dhe do jenë në dispozicion në dyqanet e zgjedhura të Macy në SHBA dhe në jenniferlopezinglot.com,në Britani të Madhe./ Jennifer Lopez. Tiranapost.al E.B