• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Jennifer Aniston ka një arsye të fortë pse i urren rrjetet sociale


    Jennifer Aniston ka shpjeguar në një intervistë së fundmi se një nga arsyet pse ajo nuk i preferon mediat sociale, është pikërisht seksioni i komenteve që sipas saj duhet të hiqen fare.

    Në një intervistë për muajin tetor në revistën “Allure”, ajo i mëshoi përsëri idesë se pse nuk i pëlqejnë mediat sociale. Ajo shpjegoi pse sipas saj duhet të hiqet pjesa e komenteve: “Mendoj se duhet të hiqet fare seksioni i komenteve. Kur njerëzit thonë; ‘mos i lexo komentet’, unë i kam lexuar tashmë. Nuk jam budallaqe”.

    Aktorja amerikane që nuk ka as Instagram dhe as Twitter, shpjegoi se ajo që e bezdis më shumë është kur i përmendin faktin që duket shumë bukur për moshën që ka, duke lënë të nënkuptohet se njerëzit duhet të duken keq nga pamja e jashtme pas njëfarë moshe. Sipas saj kjo gjë është absurde.

    Në një intervistë të mëparshme, për revistën “InStyle” ajo tha se nuk i preferonte mediat sociale sepse, “shqetësohet për efektet dëmtuese të mediave sociale tek njerëzit e rinj, që mundohen të kuptojnë identitetin e tyre”. /Burimi ENews /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]