Showbiz

Jennifer Aniston është engjëlli mbrojtës i Selena Gomez

Jennifer Aniston është engjëlli mbrojtës i Selena Gomez

Selena Gomez po kalon ditë të vështira. Martesa e papritur e Justin Bieber duket se e futi në një gjendje ankthi e depresioni dhe është hospitalizuar në një klikinë. Megjithatë në këto ditë të vështira nuk është vetëm. Jennifer Aniston është shndërruar në engjëllin e saj mbrojtës. Burime për mediat e huaja thonë se Aniston është duke i qëndruar pranë në këto ditë. “Ajo po i rri pranë sepse të dyja kanë të njëjtin menaxher. Jennifer është një njeri shumë i kujdesshëm. I dhemb zemra kur e shikon Selenën që vuan dhe po i ofrojn mbështetjen e saj. E ka si motër Selenën”, thotë burimi.

Ato kanë një miqësi prej 10 vitesh, pavarësisht diferencës në moshë. I lidh i njëjti menaxher dhe simpatia e përbashkët. Ndaj në këtë periudhë të vështirë, Jennifer nuk e ka lënë vetëm.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.