Aktualitet

Jeni për plazh! Kjo fundjavë nuk na zhgënjen me motin

Më në fund pas kaq kohësh një fundjavë e gjitha me diell. Moti do të jetë i mirë, kështu që bëni gati rrobat e banjos dhe shkoni në plazh.

Sipas sinoptikanëve fundjava sjell kthjellime në 85% të vendit, ndërsa vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Po kështu fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C. Do të ketë një erë të lehtë, nga juglindja dhe veriperëndimi deri 8 m/sek, por pa asnjë problem.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci/ Lajmi i referohet Meteoalb. Copyright Tiranapost.al.