Te gjitha Tech

Jeni gati për episodin e ri ‘Candy Crush Saga’?


Candy Crush Friends Saga është episodi i ri i sapo lancuar. Është pjesë e lojës më të famshme të shfaqur në aplikacionet e telefonave që në vitin 2012 dhe konsiderohet si një nga lojërat më të suksesshme në botë. Episodi i ri ka disa karakteristika të reja, për ta bërë sa më emocionuese.

Për herë  të para loja përfshin vizualitet me 3D bashkë me karaktere të reja që do ndihmojnë lojtarët për të kaluar nivelet. Sebastian Knutsson, Bashkëthemelues i Sagës thotë se është një risi për të argëtuar të gjithë lojtarët. Candy Crush Friends Saga mund të shkarkohet tashmë përmes Apple App Store, Gooogle Play dhe Windows App Store./ Metro, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.