SPORT

Jeminit dhe Koçit u hiqet stema e FIFA-s

Lorenc Jemini dhe Andi Koci jo vetëm të pezulluar, por edhe pa stemën e Fifa-s. Shqipëria aktualisht ka vetëm një arbitër që plotëson kriteret për të gjykuar ndeshjet ndërkombëtare, të paktën sipas Fifa-s.

Nëse i hedh një sy skedës në faqen zyrtare të organizmit botëror të futbollit, është e lehtë të konstatosh se ndër arbitrat me stemën e Fifa-s, figuron vetëm emri i Enea Jorgjit, ndërkohë që mungojnë emrat e dy arbitrave të tjerë që kanë patur këtë stemë, Lorenc Jemini dhe Andi Koci, të dy të pezulluar pa afat para pak kohësh nga Komisioni Tekniko-Gjykues në FSHF.