Aktualitet

A jemi popull obez? Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon raportin

A jemi popull obez? Organizata Botërore e Shëndetësisë

Anglia është vendi i tretë me më obezë në Europë, që do të thotë se dy në tre persona janë mbipeshë atje. Këtë ka treguar një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë teksa i liston të gjitha vendet e në listë gjejmë edhe Shqipërinë. Mungesa e stërvitjeve, dieta e varfër në ushqime dhe pijet alkoolike konsiderohen shkaktarët më të mëdhenj të mbipeshës.

Raporti zbuloi se shkalla e obezitetit në Angli është 27.8 për qind, pas Maltës me (28.9 për qind) dhe Turqisë (32.1 për qind). Mesatarja evropiane është 23.3 %. Ndërkohë Shqipëria renditet me 21.7 %, e 28-ta. Kjo do të thotë se nuk futemi në 15 vendet më obeze në Europë. I njëjti studim i konsideroi anglezët si ‘kampionët e botës’ për të pirë, edhe pse kjo është një gjë për të ardhur keq.

Autori i raportit Claudia Stein citohet nga The Sun të jetë thënë: "Konsumi i rritur i alkoolit është një kontribues i madh në trashje dhe obezitet". E ndërsa Shefi i Forumit të Obezitetit Kombëtar, Tam Fry, paralajmëroi: "Qeveritë duhet të punojë, sidomos në Britani. Nëse nuk bëhet diçka, Anglia do bëhet populli më obez në këtë Tokë. Ekspertja e sëmundjeve, Helen Dickens thotë për Mail: "Obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut të diabetit të tipit 2. Ne duhet të trajtojmë epideminë e obezitetit, duke ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme dhe duke i mbështetur ata për të ruajtur një mënyrë jetese të shëndetshme". Më poshtë keni listën/ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.