• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Jemi ndërgjegjësuar! Kapja në kohë e sëmundjeve tumorale sjell shërimin


    Nga viti në vit shifrat e të prekurve nga sëmundjet tumorale vijnë në rritje dhe për këtë ka ndikuar edhe ndërgjegjësimi i njerëzve të cilët shkojnë të bëjnë kontrollet për të identifikuar më pas nëse kanë ndonjë sëmundje dhe këtë e konfirmojnë edhe ekspertët e shëndetësisë.

    Specialisti i ISHP, Alban Ylli ka treguar për televizionin Klan se kemi të bëjmë me 5500 raste të reja këtë vit dhe sëmundja më e përhapur është ajo e kancerit në mushkëri me 770 raste, ndërkohë që kanceri në gji zë 635 raste e më pas vijnë të tjerat.

    Megjithatë sipas Yllit, ka një lajm të mirë në këtë mirë, pasi rritja e numrit të rasteve sjell uljen e numrit të vdekshmërive nga këto sëmundje, pasi nëse kapen në kohë mund të trajtohen.

    “Nëse e krahasojmë me vitet 1990 apo 2000 që kishim në hov të vdekshmërisë, tani mund të themi që e kemi vënë nën kontroll vdekshmërinë.”

    Raporti i fundit nga IPSH tregon se në Shqipëri ka një përhapje të moderuar të sëmundjeve tumorale, dhe mesatarja është më e ulëta në të gjitha vendet europiane. Intervistën e specialistit e ndiqni në këtë link nga Klan. / Tiranapost.al. E.B