• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Jeff Bezos: Pse harxhova miliardat në hapësirë


    Zhvillimi i teknologjisë hapësinore është tepër i rëndësishëm dhe moment kritik për qeniet njerëzore, që të ketë një të ardhme më të mirë dhe më jetëgjatë, thotë miliarderi, njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos duke shtuar se njerëzit në një të ardhme jo dhe aq të largët do të shkojnë të jetojnë diku në hapësirë, nëse do duan të kenë një qytetërim më të lulëzuar. Sipas tij tokën e kemi shkatërruar në shumë mënyra, por edhe për faktin se ndoshta Toka është bërë shumë e vogël për të përballuar gjithë këto njerëz.

    Image result for jeff bezos Blue origin

    “Jemi shtuar në popullsi, dhe ky planet është i vogël për të na përballuar. Po përjetojmë fenomene shkatërruese si ngrohja globale, ndryshimi i klimës dhe industria e rëndë. Jemi në procesin e shkatërrimit të këtij planeti”.

    Bezos bën parashikimin e tij dhe thotë se në një të ardhme jo shumë të largët do jemi në gjendje të jetojmë dhe të punojmë në hapësirë.

    Sigurisht do duhen qindra vite dhe gjenerata të reja, por para se të bëhet gjithçka realitet, Jeff Bezos do vazhdojë të harxhojë miliardat me Blue Origin, për ndoshta një revolucion dhe evolucion teknologjik. CNBC News./ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

    Image result for jeff bezos Blue origin