Te gjithaTech

Je frikësuar nga vjedhja e të dhënave në Facebook? Mos e fshi gjithë faqen, vetëm 10 gjëra për siguri


Me miliarda përdorues, Facebook është një nga ndikuesit më të fuqishëm në botë. Por ajo që ka rëndësi është të tregoheni të kujdesshëm që të mos bini pre e kurthit, ku iu vidhen të gjitha të dhënat që plotësoni në fushat e kërkuara. Aq më tepër pas skandalit mes Facebook dhe Kompanisë Cambridge Analytica, pasi kjo e fundit ka vjedhur të dhënat e milionave përdoruesve dhe në bazë të gjykimit të të dhënave që tregojnë edhe gjendjen psikologjikë, i ka orientuar ata drejt zgjedhjeve amerikane dhe referendumit në Britani.

Por së fundmi u tha se vjedhja është shtrirë në gjithë botën, jo vetëm në Amerikë dhe Britani. Skandali i fundit i Cambridge Analytica ka bërë që shumë njerëz të vënë në dyshim rolin që Facebook luan në jetën e tyre. Të shqetësuar për privatësinë, disa kanë fshirë adresat. Independent publikon lajmin ku shtruan se nëse nuk do të  zhdukësh faqen, të paktën mund të mbrosh privatësinë duke hequr këto 12 gjëra tek të dhënat.

1- Ditëlindja. Ditëlindja është një pjesë e një misteri, që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, me të cilin njerëzit mund t’i qasen më lehtë llogarisë bankare dhe detajeve personale.

2- Numri i telefonit.

3- Shumica e “miqve”. Sipas psikologut të Oxfordit Robin Dunbar e njerëzit mund të përballojnë deri në 150 miq, për një marrëdhënie të qëndrueshme. Pas analizës ndaj 3,375 përdoruesve të Facebook-ut, Dunbar zbuloi se nga shokët po në FB, 4.1 u konsideruan të besueshëm dhe 13.6 thjesht janë për like dhe komente.

4- Fotot kur ke qenë fëmijë apo të postosh foton e një anëtari të familjes.

5-Emrin e shkollës. Sipas NSPCC, ka shumë pedofilë në internet dhe ata në bazë të infove mund të planifikojnë rrëmbime e më pas përdhunime.

6- Bëj of GPS-it. Shërbimet e vendndodhjes janë të disponueshme vetëm në Android ose në iPhone.

7- Emrin e kompanisë ku punon. Lërja menaxherit apo pronarit ta tregojë vetë emrin e kompanisë së tij.

8- Mos bëj më tag për të treguar ku ndodhesh. Ndërkohë që ti e ke treguar adresën e shtëpisë, dhe publikon një foto me familjen diku tjetër, mund të të vjedhin të gjitha ato që ke brenda në shtëpi.

9- Statusi. Nëse do ti tregosh botës se je në një marrëdhënie të re, të lutem mos e bëj në Facebook. Më tepër për veten, sepse mund të ndahesh pas pak kohësh kur të të rikthehet posti, do ndihesh keq psikologjikisht.

10- Detajet e kartës së kreditit. Kurrë mos e bëj. Kjo nuk është ide e mirë./ Tiranapost.al E.B

Image result for Facebook info

 

 

Vijon skandali. Na paskan vlerësuar shëndetin mendor nga postimet në Facebook. Ndërsa Mark na është futur tek inbox-i