• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Je budalla! Kur opozita e vjetër përplaset live me atë të renë


    Incidenti me bojën, me të cilën u sulmua Ralf Gjoni ditën që do të betohej si deputeti më i ri i opozitës, nxiti debate të ashpra gjatë emisionit “Open”.

    Ishte ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji që përmendi incidentin me bojën dhe kaq mjaftoi që të nxite reagimin e deputetit të LSI-së.

    Ralf Gjoni: Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar.

    Ervin Salianji: Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë.

    Ralf Gjoni: Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd./ Tiranapost.al