SPORT

Jashanica do ta vazhdojë karrierën në Rusi

Mbrojtësi kosovar, Bajram Jashanica i ka ditët e numëruara te skuadra e Skënderbeut nga Korça. Ai gjatë janarit do të largohet nga skuadra e Skënderbeut, derisa pritet të transferohet te skuadra ruse, Akhmat Grozny.

Kjo gazetë bënë të ditur se drejtuesit e Skënderbeut ka pranuar ofertën e skuadrës së Akhmat Grozny për Jashanicën, e cila mendohet se është rreth 400 mijë dollarë

Te skuadra ruse, Akhmat Grozny, luajnë edhe tre lojtarë shqiptarë; Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. /XH.K