• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Japoni/ Atentatori i vë flakën studios ku bëhen filmat e animuara, humbin jetën 33 persona


    Të paktën 33 persona kanë ndërruar jetë dhe 35 janë plagosur, pasi një person sulmoi studion ku bëhen filmat e animuara në qytetin Kyoto, në Japoni.

    Sipas policisë, viktimat e “Kyoto Animation Co.” janë 12 burra, 20 gra dhe një person që është i paidentifikuar.

    Autori i sulmit derdhi benzinë përreth studion dhe i vuri flakën, ndërsa mbante edhe një çantë me disa thika.

    Sipas një dëshmitari, autori i dyshuar bërtiti “Vdisni!”, ndërsa derdhte benzinën në katin e parë të ndërtesës.

    Rreth 48 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

    Kryeministri japonez Shinzo Abe shkroi në Twitter se kishte mbetur pa fjalë nga krimi i frikshëm dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

    I themeluar në vitin 1981, Kyoto Animation – i njohur si KyoAni – prodhon animacione dhe publikon novela dhe libra të animuar./ Burimi CNN/ Tiranapost.al