Lajme nga Bota

Japonezët po vdesin në punë. Kryeministri Shinzo ka një zgjidhje

Japonezët po vdesin në punë. Kryeministri Shinzo ka një

Punonjësit në Japoni po vdesin në punë. Nuk është një shprehje e figurshme por është një fakt. Analiza vjen nga prestigjozja  The Washington Post e cila i ka dedikuar një artikull popullit japonez që po sakrifikojnë jetën dhe shëndetin e tyre duke harruar veten, familjen, fëmijët, dashurinë dhe çdo kënaqësi të jetës. Si robotë non stop në punë, japonezët me të drejtë njihen si një nga popujt më punëtorë në botë.

Por nga ana tjetër kjo varësi ndaj punës ka ndryshuar totalisht sistemin e jetës atje, që do të thotë ka një ulje drastike të lindshmërisë, lodhje masive, probleme me depresinon, vdekje, të gjitha këto nga mungesa e kohës për veten.

Qeveria japoneze në këto kushte ka ndërmarrë një fushtatë për të parandaluar  këtë rrezik  që vjen nga puna.  Një nga propozimet e para të kryministrit japonez Shinzo Abe ka qenë zgjatja e pushimit të drekës dhe lajmin ku ai ka marrë shkas identifikuar me rastin e  një 24- vjeçareje e cila vrau veten pasi nuk përballoi dot punën pa ndërprerje, ajo kishte punuar 100 orë  mbi normën...

Japoni

Një zëdhënës i qeverise japoneze ka treguar për Bloomberg nëse masat e qeverisë nuk do të mbeten vetëm me zgjatjen e pushimit të drekës, ka një debat të gjerë tashmë në Japoni për të ndryshuar në total orarin e punës ne orën 5 e  gjysëm. Një agjensi e njohur sigurimesh në Japoni propozon  ndërprerjen e energjisë elektrike në zyrat e punës pas orës 7 e gjysmë.

Kjo për të bërë të mundur që drejtuesit e koorporatave apo shefat në përgjithësi të mos kenë asnjë mundësi për të  mbajtur në orare të tejzgjatura në punët e tyre, dhe këta të fundit të hanë një darkë me familjen dhe të kujdesen për fëmijët apo të shkojnë të bëjnë dashuri dhe të planifikojnë një fëmijë.

Zyrtarët japonezë shpresojnë se me plaformën e re të kohës së lirë dhe kushtet për koorporatat dhe punëdhënësit të krijojnë një mjedis më pozitiv për qytetarët japonezë  që të largojnë depresionin dhe stresin e të rinjve nga moshat e tjera, një burim i cituar nga Associated Press tregon historinë e një  djali të ri i cili punon 14 orë në ditë dhe paguhet vetëm për 8 ditë pushime në vit.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në Japoni nga ataku në zemer, ka një rritje të përqindjes së vetëvrasjeve prej mbilodhjes në punë.

Vetëvrasjet janë rritur me 45% që në katër vitet e kaluara ku 29 prej tyre janë të rinj ndërkohë që 39% e tyre janë gra.

Sipas një kërkimi që kemi bërë në TiranaPost.al çështja e orareve të punës dhe komportimit me të është një diskutim që po lind në shumë vende të botës dhe në ditet në vazhdim do ju sjelli artikuj me raste të veçanta, politika e propozime nga më interesantet që kanë të bëjnë me punën. Nesër do të botojmë një artikull fantastik që do gëzojë pa masë ato që u kanë ardhur në maje të hundës nga e-mailet që u vijnë edhe jashtë orarit të punës. Franca që njihet për të drejtat e njeriut dhe një komb që e shijon jeten ka një propozim që do ju lerë pa fjalë....