Aktualitet

Jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë që kam shkelur Kushtetutën

Jap dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias thotë që kam

Komisioni i Venecias pas takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor në Tiranë u shpreh përmes përfaqësuesit se kishte një ide të qartë nëse presidenti kishte shkelur apo jo Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit. Por përgjigjen do e paraqesë përmes një raporti me datë 11 tetor.

Presidenti Meta është i bindur se nuk ka shkelur Kushtetutën, edhe se do jetë president deri në mandatin e tij, 2022, por nëse ka një rast ku ai jep dorëheqjen është vetëm nëse Komisioni i Venecias do shprehet se presidenti e ka shkelur Kushtetutën.

I ftuar në intervistë gazetarin Çim Peka, presidenti Meta tha:

Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit. Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën. Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë. / Tiranapost.al. E.B