Te gjitha Tech

Janë rivalë, por Apple dhe Samsung bëhen bashkë kur vjen puna tek fitimet. Zbulo risinë teknologjike


Duket e çuditshme, por ndoshta kur vjen puna tek fitimet, mund të bësh pakt edhe me armikun. Samsung dhe Apple kanë shokuar të gjithë, pasi kanë njoftuar se kanë nisur një bashkëpunim. Bëhet fjalë për videon të cilat mund të shfaqen nga telefoni ne televizor.

Kjo do të thotë se videot e iPhone mund të shfaqen pa probleme në ekranin e një televizori që i përket kompanisë Samsung, duke bërë të mundur që të gjithë klientët të shohin filmat apo video të ndryshme, që vihen në dispozicion nga Apple, apo anasjelltas.

Samsung dhe Apple janë rivalët më të mëdhenj në teknologji, por së fundmi aplikacioni iTunes Filma dhe Tv Shows, që i përket krijuesit të iPhoneve do të hapet pa problem në televizorët e Samsung dhe risia do të ndodhë këtë vit. Është hera e parë që dy kompanitë bashkëpunojnë, dhe njerëzit janë habitur, për shkak se të dy konkurrojnë se kush nxjerr pajisjet më të mira dhe kush fiton më shumë./ Artikulli i marrë nga The Independent/ Për Tiranapost.al. E.B

Attendees stand in front of a QLED TV at the Samsung booth during CES International in Las Vegas