Aktualitet

Janë hapur llafe se nga marsi do ketë zgjedhje të parakohshme, blof apo reale?

Janë hapur llafe se nga marsi do ketë zgjedhje të parakohshme,

Moderatori i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani, tha mbrëmjen e sotme se në veshin e tij kanë rënë fjalë se do të mbahen zgjedhje të parakohshme në mars të 2020-s. Ai pyeti të ftuarin e tij kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule, nëse këto ‘thashetheme’ janë apo jo të vërteta, si një person më në brendësi të politikës dhe aktorëve politikë.

Arian Çani: Janë hapur llafe se nga marsi do ketë zgjedhje të parakohshme, është blof i Ramës apo e vërtetë?

Vangjel Dule: Besoj se është varianti më realist. Nuk është çështje informacioni. Çdo ditë është në favor të Ramës, një ditë e më parë të zhvillohen zgjedhjet aq më mirë është për të./ Tiranapost.al