• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Jam mami! Në ditën e lindjes, blogerja shqiptare jep lajmin e ëmbël


    Këtë ditëlindje blogerja e njohur e ushqimit e festoi ndryshe. Uarda Shahinaj është vajza që fshihet pas fotove të të shijshme të ushqimit në faqen e Instagramit, “Adda’s All”.

    Asnjë postim të imazhit të saj nuk keni parë, pasi në qendër të vëmendjes është vetëm puna në kuzhinë. Por sot kishte një përjashtim, një urim që i bëri vetes për ditëlindje dhe një lajm për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë, një djalë të quajtur Joaquin. I cili siç na tregoi ajo ne të Tiranapost.al, ka 5 muaj që ka ardhur në jetë.

    “Është një tjetër fazë e re në jetën time, mbushur me gjithë dashurinë dhe gëzimim që kam imagjinuar gjithmonë. Në këtë ditëlindje të 37-të jam Mami dhe gjithë dëshirat e mia tek fik qirinjtë shkojnë vetëm për të…. Për tim bir. Për të vetmin që di si dëgjohet zemra ime nga brenda. Gëzuar!”, shkroi Uarda.

    Festimi ishte i thjeshtë, por shumë i shijshëm, jo nga ato të Instagramit. Një tortë e gatuar nga duart e saj, disa tullumbace dhe dy gota për të bërë gëzuar. Kaq mjaftojnë!/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]