• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Opinion Të gjitha

    Jam komentues banal, por krenar ama!


    Nga Klaudeta Skënderasi/ Sa e dobët jeee! Ua sa je shëndoshur. Po ti, ku shkon më këto flokë? Seriozisht e ke me këto thonj? Je mama, s’ke turp që del me rroba banje? Ua, del gruaja kështu me këtë fustan? Je plastike. Je fryrë me botox.

    Pastaj lista vazhdon edhe më e guximshme me komente të tipit ‘e trashë’, ‘e çmendur’, ‘budallaqe’, ‘lopë’… e shumë e shumë të tjera, edhe me pullë të kuqe, pa pikë etike dhe edukate. Edukate se respekti nuk njihet si fjalë.

    Mesazhe të tilla i lexon zakonisht nëpër çdo foto të vajzave të njohura. Si të dalin me pizhama, si të dalin me fustan mbrëmjeje, si të jenë të lyera si pa pikë “make up-i”.

    Komentuesi pa takt, i pakënaqur, banal dhe idiot është përherë aty për të dhënë mendimin e vet edhe pa ia kërkuar njeri.

    Vajzat e njohura dhe figurat publike përballen çdo ditë me komentuesin e tillë, me komentuesin që nuk mungon t’ia behë aty në sekondë. Dhe kanë shumë të drejtë të mërziten, pavarësisht se shumica e komentuesve u përplasin çdo herë justifikimin brilant: “je figurë publike, duhet të mësohesh me komente negative. Unë thashë mendimin tim”. Se komentuesi banal është edhe krenar për atë që thotë, as që i bëhet vonë kë fyen, shan, lëndon. Dhe mendimin tënd? Po kush ta kërkoi?

    Vajzat e njohura kanë filluar të lodhen, të mërziten e rebelohen. Dje blogerja italiane Chiara Ferragni tregoi për gruan që e quajti jashtëqitje në mes të rrugës.

    View this post on Instagram

    Yesterday, while I was getting out of a cab to go to work, a woman surprised me with an awful comment. She was probably in her 40s and, after she saw me, she told her daughter (who was probably around 8) in a very loud way: “don’t even give her attention, did you see she looks like shit without makeup on”. My reaction was just looking at her in shock for such a rude and loud comment, and that feeling stayed with me the whole day. I kept asking myself why people have to talk shit about others, and why do people always have to criticize the way you look, more than anything else? And why do women do this the most, and against other women? In a poll I made on Instagram stories on Tuesday, after my sister @valentinaferragni was “socially attacked” for not wearing a model size I asked my followers if they’ve ever felt bad for bad comments about their physical appearance: 89% of you said yes. Isn’t this crazy? In a world where we all have felt judged for the way we look and where we’ve all, at least at times, felt victims of a beauty standard that we couldn’t live up to and felt bad about ourselves for other’s comments, why do we often do the same? We know the feeling of not feeling the 100% best version of ourselves, so why trying to make others feel bad as well? Why would a mum tell her daughter that another woman looks like shit without makeup on (and I felt so cute that morning 😅) instead of teaching her that beauty comes from within, from self confidence and self love? That everybody is beautiful in their own way, that a “model standard of beauty” doesn’t exist anymore? That a fresh face and a real smile is better than any kind of makeup? That’s what I will teach to my son, that’s what I try to tell you everyday on my social media. Real women support each other. Together, we can make a difference. It starts with baby steps: try to tell yourself something good about your body everyday. And try to empower others around you, instead of tearing them down #BodyShamingIsForLosers #Sisterhood

    A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

    Sot prezantuesja Alessia Marcuzi ka bërë një status ironik për komentuesin banal. Se komentuesi banal nuk ëshë veç midis nesh. Edhe shumë nga personazhet e njohur shqiptarë bëjnë shpesh statuse rebeluese ndaj komentuesve që i sulmojnë. Po se mos veç vajzat e njohura.

    View this post on Instagram

    “Shorts troppo corti” “non sei piu’ una ragazzina” “Sei ridicola” “Gambe storte” “Faccia da cavallo” “Hai i calzettoni troppo lunghi” “Sei tutta rifatta” “Sei vecchia” “Sei troppo magra” “Sei antipatica” “Sorridi sempre” “Vergognati” ……………….. Cari haters, avete ragione… vi chiedo perdono🙏 Il problema e’ che spesso faccio quello che voglio, faccio quello che mi va, quest'estate poi sono proprio fuori controllo E del testo tanto non ne ho bisogno… Perché con questa voce qua Pa, pa, pa, ra-ra Pa-pa, ra-ra, ra-ra Pa, pa, pa, ra-ra Perche’ con questa voce qua Pa, pa, pa, ra-ra Pa-pa, ra-ra, ra-ra Pa, pa, pa, ra-ra …… E’ un problema di corde vocali, capito???🤟❤️ Pic by @tomminza9

    A post shared by Alessia Marcuzzi (@alessiamarcuzzi) on

    Provoni njëherë të lexoni njëherë komentet nëpër grupet e mamave në “Facebook”. Pretendohet që shumë nëna bashkë mblidhen në këtë hapësirë virtuale për të ndarë mes tyre pyetjet, shqetësimet, ato që nuk dinë, ato që dinë, ato që i merakosin tek fëmijët, për gripin, temperaturën, puçrrën, e fjalën e parë që fëmija s’po e thotë. Oh po kush të lë? Komentuesi banal është edhe aty. Në formën e një tjetër nëne që s’ia përton nënës të shqetësuar: je në vete? Ç’e ke këtë pyetje? S’të vjen turp? Je dhe nënë ti, pika ty. Ti s’meriton të quhesh nënë. Mjerë fëmija që të ka ty… e shumë e shumë më keq se kaq. Veç merrni mundimin të imagjinoni nënën e trembur që lexon mesazhe të tilla nga të ngjashme si ajo, se vajzat e njohura mbase edhe janë mësuar pak. Të njëjtin ambient do gjeni edhe tek faqet ku shumë njerëz tregojnë histori personale nën logon “anonim, të lutem”: U ndava, u lidha. Dashuroj këtë e dashuroj atë. E tradhtova a më tradhtoi.

    Këtu po që do gjeni mallkimet e përçmimet e dynjasë, që nga “i bën hije tokës kot”, e deri tek “vrit veten” apo “vdeksh”. Dhe çfarë të bën më shumë habi? Që shumica e komentueseve banale janë gra. Janë ato që duhet të tregonin pak mbështetje, mirëkuptim, që ta zbutin pak situatën. Por jo, kjo s’mund të ndodhë me komentuesin banal, që ç’është më e tmerrshmja, shtohet dita ditës në gropën thithëse të rrjetit. /Tiranapost.al/