Showbiz

Jam kaq e lumtur që Instagrami po fsheh ‘like’-t (Ju tregoj psenë)

Jam kaq e lumtur që Instagrami po fsheh ‘like’-t (Ju tregoj

Ndërsa Instagrami fillon t’i fshehë pëlqimet e ndjekësve nga fotot e publikuara, unë mund të shoh pse influencuesit, llogaritë e meme-ve dhe bizneset e vogla do të acarohen se po humbasin angazhimin e tyre. Por si një përdorues i zakonshëm, jam e entuziazmuar. Kur ato pëlqime nuk duken, më në fund mund të postoj sa foto të dua të bëra nga viti 2000 dhe nuk do të shfaqet sesa shumë u intereson apo jo njerëzve.

Nëse shqetësoheni qoftë edhe pak për prezencën tuaj në median sociale, si unë, numri i pëlqimeve është një notë publike. Personalisht, postoj shumë fotografi të vetes, sepse këto janë fotot që bëjnë mirë. Nuk e di nëse miqtë e mi po i pëlqejnë ata nga solidariteti apo thjesht sepse vlerësojnë të shohin një fytyrë të njohur mes postimeve të pafundme. Por një foto e vetes është gjithmonë më e mirë sesa një foto që nuk ka asnjë kuptim nga ana estetike.

Kurrë nuk kam pasur durimin të zbukuroj ushqimin për ta kthyer në një kryevepër të koordinuar me ngjyra, kështu që kryesisht postoj atë që mendoj se do t’i bëjë mirë imazhit tim dhe t’i ruaj njoftimet e tjera nga jeta ime (kryesisht ushqimet, memet dhe veshjet) për t’i publikuar në Story, ku nuk pres përshtypje të menjëhershme nëse dikush e pëlqen. Si rezultat, mendoj se Story-t e mia tërheqin më shumë interes, janë më fantastike dhe më pak formale.

Jam i entuziazmuar që do të ndalojë së më interesuari kaq shumë. Edhe disa nga vajzat e Instagramit janë shprehur se fshehja e ‘like’-ve do të thotë më pak presion për to. Mund të postoni gjëra që i shihni në jetën e përditshme dhe mendoni se janë të bukura, interesante ose absurde. Mendoj, me të vërtetë, që Instagrami do të jetë më interesant tani që njerëzit normalë do të heqin ‘truprojën’ e tyre.

Modeli im për këtë botë të re të guximshme është aktorja e famshme Diane Keaton, Instagrami i së cilit është një kryevepër. Njerëzit e famshëm që nuk u bënë të famshëm në mediat sociale shpesh janë të panjohur me turmën- adhuruesit e tyre do të pëlqejnë gjithçka dhe karriera e tyre nuk është e kushtëzuar nga media sociale, kështu që nuk duhet të mësojnë sesi të performojnë për disa pëlqime më shumë. Keaton poston fotografi të qenve dhe fëmijëve që nuk i njeh, skena nga filmat që i do dhe selfie para pasqyrës. Duke parë profilin e saj, e kam një ide se çfarë pëlqen, jo vetëm sesi duket. Do të doja që njerëzit të ishin më shumë si Diane Keaton, duke filluar me veten time.

A do të bëhet Instagram pa ‘like’ më pak kot? Eh, ndoshta jo. Gjithçka që po postoj është akoma për t'ju komunikuar juve, ndjekësve të mi, diçka sesa e shkëlqyer /interesante/me shije/e bukur jam. Por ne nuk dimë rregullat e këtij Instagrami të ri të guximshëm. Ndoshta përditësimi do të na lejojë më shumë liri për të eksperimentuar dhe eksploruar. Na duhej një ndryshim!

*Shkruar nga Sarah Spellings, shkruese në “The Cut” / Përkthyer nga Tiranapost.al J.C