Lajme nga Bota

Jam gati të vdes për vendin tim!

Jam gati të vdes për vendin tim!

Jam i gatshëm të jap edhe jetën vetëm të përmbys rivalin Nicolas Maduro e të mbroj popullin e vendin tim. Këtë tha presidenti i vetëshpallur në Venezuelë, Juan Guaido në një intervistë ekskluzive për Euronews, teksa foli edhe për emërimin e tij nga Asambleja Kombëtare e Venezuelës si president i përkohshëm, si dhe mbështetjen që ka marrë nga vendet aleate.

Image result for Juan Guaido tells Euronews 3 COMMENTS

Guaido ka fituar besimin nga Europa dhe Amerika, edhe nga Shqipëria, por deri tani nuk ka arritur dot të bindë shefat e fuqishëm të Venezuelës që ta mbështesin.

Ja çfarë tha ai: Nuk jam i shqetësuar me faktin se mund të më kushtojë jetën ose lirinë, nëse është për ti shërbyer popullit, unë jap edhe jetën. Ne i dimë rreziqet me të cilat ballafaqohemi. Frika jonë është se ajo që po ndodh në Venezuelë mund të kthehet në një situatë normale.

Megjithatë, Guaido tha se është thjesht çështje kohe, dhe se Maduro shumë shpejt do të izolohet e të largohet nga pushteti. “Lajm i mirë është se sot kemi një të ardhme të garantuar për Venezuelën dhe këtë Maduro e ndjen, bashkë me rrezikun”.

Ai u pyet për akuzat e Maduros se po organizonte një grusht shteti, por Guaido tha se qëndrimet e Maduros nuk do të çojnë në një luftë civile dhe as grusht shteti sepse venezuelasit nuk do rrezikonin jetën e tyre për të mbrojtur një sundimtar që ka sjellë vetëm mjerim në vend. Guaido tha se po punon që të bindë Kinën dhe Rusinë të heqin mbështetjen nga Maduro dhe se kjo ishte edhe në interesin e tyre ekonomik. Për gjendjen në Venezuelë, ai tha : “Spitalet e Venezuelës janë të mjerueshme, fëmijët po vdesin se nuk po ushqehen, nuk ka as ilaçe. Por shpreesojmë ti vijë sa më shpejt fundi"./ Euronews/ Tiranapost.al. E.B

Juan Guiado talks with Euronews' Anelise Borges

http://www.tiranapost.al/rama-si-trump-njeh-juan-guaidon-si-president-te-venezueles-rrezoni-pushtetin-e-paligjshem/

http://www.tiranapost.al/tensione-ne-venezuele-juan-guaido-veteshpallet-president-trump-e-mbeshtet/

http://www.tiranapost.al/intervista-e-maduros-per-euronews-po-ben-nje-gabim-te-madh/

http://www.tiranapost.al/arrogant-dhe-etur-per-pushtet-ekonomisti-harvard-qe-rriti-politikisht-guadion-por-celesat-e-pallatit-vete/

http://www.tiranapost.al/rastesisht-lider-kush-eshte-inxhinieri-35-vjecari-qe-kerkon-te-permbyse-regjimin-e-maduros/