Aktualitet

Jam 27 vjeç e virgjër. Tani që e vendosa... s'më lë psikologia

Jam një vajzë e virgjër në moshën 27. Kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me ndonjë mashkull. Kjo më bën të ndihem shumë me turp dhe me keqardhje. Por mos më gjykoni.. Kam pasur një fëmijëri të vështirë dhe jam diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik, me fobi sociale, depresion dhe ankth të përgjithësuar.

Jam e dendur në ilaçe dhe e kam mjaft të vështirë të zë shoqëri, por njëkohësisht ndihem bosh.  Jam duke marrë seriozisht të bëj një ‘One Night Stand”, të kryej marrëdhënie me dikë që sapo ta njoh.

Para se të vazhdoja me vendimin tim psikologja me tha se është gjë e mirë të shprehësh më në fund dëshirën seksuale me një person tjetër dhe që ndihem gati për ta bërë këtë. Por ideja e një marrëdhënie mekanike apo thjesht akt mund të jetë shumë e dëmshme.

Ajo më thotë që detyra e vërtetë është që unë të arrij bazën seksuale dhe të mësoj se si të zhvilloj aftësitë e takimeve, të filloj të kërkoj miqësi që kanë potencial për të zhvilluar marrëdhënie afatgjata dhe me ndjenjë. Ndër të tjera më thotë që duhet të ndihem mirë me faktin që jam e virgjër sepse një mashkull i ndjeshëm do më vlerësojë dhe do kujdeset për mungesën e përvojës.

Nuk di se çfarë të bëj... të dëgjoj veten apo psikologen.. Tiranapost.al E.B

ee