• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Ja pse Gjasula luajti me maskë kundër Islandës


    Kombëtarja shqiptare ka pësuar një formatim për sa i përket skuadrës dhe lojtarët, krahasuar me europianin e 2016.

    Në skuadër janë afruar shumë lojtarë dhe talente të rinj të cilët i kanë dhënë një frymëmarrje tjetër kuqezinjve. Një prej këtyre lojtarëve është dhe Klaus Gjasula i cili luan me maskë në kokë.

    Në një intervistë për “RTSH” ai shpjegon arsyen pse e mban maskën, dhe se ndihet pozitiv për ndeshjen e ardhshme me Turqinë.

    Ndihem mirë që fituam pas humbjes në Francë dhe pas një muaji kemi dy ndeshje të rëndësishme. Duhet stërvitje e fortë për ato ndeshje. Është ndeshje e vështirë me Turqinë por po të luajmë si sot me ofensivë të fortë dhe më pak gabime në mbrojtje, mund të fitojmë edhe atje.

    Maska? Kam thyer një kockë në kokë dhe e vura atë. Kur e hoqa, më ra një portier sërish te vendi i dëmtuar dhe vendosa ta mbaj gjithmonë.

    Jurgen Gjasula? Vëllai im është shumë i mirë dhe jo se është vëllai im. Ka shumë talent por nuk i ka ecur me Kombëtaren. Dua të ndihmoj skuadrën tani që erdha këtu”, tha Gjasula. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690