Shëndeti

Ja pse alkooli zgjon urinë

Ja pse alkooli zgjon urinë

Të gjithë i dimë pak a shumë efektet e dëmshme të alkoolit brenda organizmit tonë edhe ose një gotë verë e kuqe ose e bardhë këshillohet të konsumohet çdo mbrëmje.

Një studim i fundit ka treguar se përdorimi i alkoolit edhe në masa të vogla mund ti dërgojë trurit sinjalin e urisë për tu ushqyer.

Para se të dilte ky përfundim dhe të publikohej, janë realizuar disa teste tek minjtë, ku përmes dozave të vogla të përditshme të alkolit, solli aktivizimin përmes sinjalit në tru që tregoi qartë se trupi ka nevojë për tu ushqyer.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar të cilët e botuan shkrimin e tyre në Health Care dhe BBC, kanë raportuar për gjetjet dhe sipas tyre kjo gjë vlen sigurisht edhe tek njerëzit, jo vetëm tek minjtë.

Kjo ndoshta shpjegon faktin se pse disa njerëz thonë që hanë më shumë kur ata kanë konsumuar alkool.

Pra një gotë birrë nuk mund të mos shoqërohet me disa snaks, patetina, kremviçe apo krahë pule me pak salcë pikante.

Studiuesit kanë thënë se vetë alkooli ka shumë kalori dhe se ky eksperiment ka përfshirë shumë produkte të tjera, duke përfshirë edhe ilaçet dhe drogën të injketuar tek minjtë.

Autorët e studimit, Denis Burdakov dhe kolegët kanë thënë se nëse ata që do vendosin të konsumojnë një birrë apo alkool të një tjetër lloji duhet të kuptojnë mënyrën se si ndryshon ajo trupin dhe sjelljen e organizmit.

alkool

Rreth dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë mbipeshë apo të trashë për shkak se ata konsumojnë shumë alkool.

Gjithashtu Gilmore shton se alkooli është përgjegjës për më shumë se 60 sëmundje dhe çrregullime të mënyrës së ushqimit.

Burdakov ndërkohë shton se Alkooli dhe obeziteti shkakton 90% të vdekjeve për shkak të sëmundjes së mëlçisë nga përdorimi i saj. Kjo për shkak se alkooli është dy herë më toksike tek pacientët të cilët vuajnë nga mbipesha.