BotëTe gjitha

Ja pikat për të cilat Merkel dhe Shulz bënë kompromis për arritjen e krijimit të qeverisë në Gjermani


Palët ranë dakord mbi një kuadër programi të përgjithshëm, mbi të cilin do të fillojnë negociatat në detaje. Ndërkaq, për t’u formuar qeveri, do të duhet që anëtarët e Socialdemokratëve të ndezin “dritën jeshile” më 21 Janar 2018, në kongresin e jashtëzakonshëm të thirrur në Bon, për këtë çështje.

Kancelarja Merkel komentoi duke thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje “jep dhe merr”. Secila parti mund të kalojë deri në një pikë pozicionime që dikur i konsideronte të pandryshueshme dhe të panegociueshme, për formimin e qeverisë. Pikat e marrëveshjes së partive janë:

– Nuk do të ketë ngarkesa ekstra tatimore, por lehtësime (mbizotëroi CDU / CSU);

– Niveli i pensioneve mbetet në 48% të mesatares së pagës (mbizotëroi SPD);

– Numri maksimal i emigrantëve që do të pranohen në Gjermani çdo vit nuk do të kalojë shifrën 220.000 emigrantët (mbizotëroi CSU);

– Kufizim i bashkimeve familjare për emigrantët, në 1000 persona në muaj (mbizotëroi CSU); –

Do të përgatitet kronodiagramë për ndalimin e prodhimit të energjisë nga qymyrguri (të gjitha partitë);

– Në të ardhmen punëdhënësit do të kontribuojnë në fondet e sigurimeve shoqërore në të njëjtën përqindje me punëmarrësin (mbizotëroi SPD);

– “Fillim i ri” në BE, domethënë përafrim me sugjerimet e Macron (kërkesë e SPD)

K.H/ tiranapost.al