SPORT

Ja letra e lamtumirës së Ranierit

Ja letra e lamtumirës së Ranierit

Dje ëndrra ime vdiq.

Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe kurorëzimit si kampionët e Premier League, ajo që ëndërroja ishte të vazhdoja me Leicester City, klubin që unë do e dua përgjithmonë. Me keqardhje kjo nuk ishte e mundur.

Dëshiroj të falenderoj gruan time Rosanën dhe të gjithë familjen time për suportin e pafund gjatë kohës që kam qënë në Leicester.

Falenderimet e mia shkojnë per Paolon dhe Andrean që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm, për Steve Kutner dhe Franco Granellon, të cilët me dhanë mundësinë të shpallesha kampion.

Më së shumti më duhet të falenderoj klubin e Leicester City. Aventura ishte e paharrueshme dhe kjo aventurë do të jetoj me mua gjithmonë. Falenderoj të gjithë gazetarët dhe median të cilët erdhën me ne dhe shijuan raportimet e historisë më të madhe në futboll.

Përzemërsisht i falenderoj të gjithë në klub, lojtarët, stafin, të gjithë që ishin aty dhe ishin pjesë e asaj qe arritëm. Por me së shumti falenderoj tifozët.

Ju më pranuat në zemrat tuaja nga dita e parë dhe më falët shumë dashuri. Edhe unë ju dua pafund. Asnjë nuk mund të na marrë atë që arritëm së bashku, dhe shpresoj që ju ta kujtoni këtë dhe të buzëqeshni çdo ditë ashtu siç do të bëj edhe unë gjithmonë.

Ishte një kohë për mrekullira dhe lumturi të cilën unë nuk do e harroj kurrë. Ka qënë një kënaqësi dhe nder të bëhem kampion me të gjithë ju.

Claudio Ranieri

24 shkurt 2017