SPORT

Ja kush do të marrë përsipër gjykimin e Vllaznia-Tirana

Vllaznia-Tirana do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj, pikërisht nga italiani Paolo Mazzoleni.

Ky është vendimi i marrë në orët e vona të kësaj të premteje sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të javës së 36-të të Superiores, që do të vendosë ndoshta fatin në Superiore, të dy prej ekipeve më të vjetra në vend.

Për të patur një gjykim sa më korrekt dhe të pakontestueshëm, FSHF ka vendosur që të jetë 42-vjecari italian ai që do të vendosë drejtësi në përballjen e “Loro Boricit”.