Aktualitet

Ja kush do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës në Kosovë

Kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj një nga eksponentët më të lartë të opozitës kosovare ka dekalruar ditën e sotme në emisionin “Infobox” se sipas tij kandidati për kryeministër në Kosovë nga opozita duhet të jetë Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se kandidatura më serioze dhe oferta më e mirë për shtetin e Kosovës është Ramush Haradinaj. Limaj ka bërë thirrje aleatëve të tjerë të koalicionit opozitar t’i bashkohen qëndrimit të tij në të mirë të së ardhmes në Republikën e Kosovës.

I pyetur në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme Limaj është shprehur se po mblidhen firmat për mocionin e mosbesimit, por rezultati varet nga vullneti i dy partive në pushtet LDK dhe PDK.