Aktualitet

Ja ku ndodhi vërtet. Rihanna fundos Snapchat për 5 minuta

Ka mjaftuar vetëm një status i Rihannës ndaj Snapchat që mijëra ndjekës të largohen nga kjo platformë. Rihanna iu përgjigj një fotoje ku Snap i vinte ndjekësit përpara dy zgjedhjeve: Do zgjidhnin t`i gjuanin me pëllëmbë Rihannës, apo me grushta reperit Chris Brown. Ndërkohë që një shaka e tillë nuk është konsideruar as si shaka nga Rihanna, e cila ka përjetuar dhunë fizike nga Chris Brown vite më parë.

[caption id="attachment_198998" align="aligncenter" width="720"](Përmbledhje e konfliktit të Rihannës dhe Snapchat)[/caption]

Snap u detyrua ta fshijë dhe të kërkojë falje, ama dëmi u bë. Fansat e Rihannës u zhdukën nga Snapchat duke i shkaktuar kompanisë një dëm prej 800 milionë dollarë, që nuk janë pak. Statistikat i ka nxjerrë Wall Strees Journal./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Vulture

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

http://www.tiranapost.al/e-ka-menduar-snapchat-qe-pas-asaj-shakaje-rihanna-mund-ta-fundose-sapo-u-qendisi-ca-fjale/