SPORT

Ja e ardhmja e Arlind Ajetit

Ja e ardhmja e Arlind Ajetit

Nuk ka largim për Arlind Ajetin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare për të cilin u fol se do të largohej në janar nga Torino do të vazhdojë të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit tek kjo skuadër.

Klubi torinez nuk ka dashur ta lejojë mbrojtësin e Shqipërisë të largohet në formën e huazimit dhe ja kanë bërë të qartë Ajetit se duhet të presë shansin për të qënë titullar.

Ndërkohë opsioni për shitjen e Ajetit në ndonjë klub tjetër, ka rënë poshtë, pasi nuk ka patur ndonjë ofertë konkrete për blerjen e tij duke qënë se ai nuk është aktivizuar fare në kampionat por vetëm në Kupën e Italisë