Ekonomia

Ja cilat lojëra fati do të “mbijetojnë” pas 1 janarit, zyrtari i financave: Askush nuk do të mbetet pa punë

Ja cilat lojëra fati do të “mbijetojnë” pas 1

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave ka thënë për “News 24” se askush nuk do të mbetet pa punë nga mbyllja e pikave të basteve.

“Ne në të gjithë tregun e lojërave të fatit kemi 7280 të punësuar, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të jenë të punësuar, sepse janë punësuar në lotarinë kombëtare, në bingon televizive etj. Kemi llogaritur me logjikën e të ardhurave që 65-70 % e këtij numri i përket kësaj kategorie të lojërave të fatit që nuk do të jetë më në treg. Nuk do të mbetet asnjë njeri pa punë, sepse, janë 4200 pika bastesh, por njëkohësisht janë edhe bar bufe, ai është i licencuar si bar bufe, pra nxjerr të ardhura. Pra në 4200 pika, pjesa kryesore kanë aktivitet kryesore lokalin, por edhe ato që janë thjesht pika bastesh, do të ristrukturohen”, tha sot ai.

Lera ka sqaruar edhe bizneset e lojërave të fatit të cilat nuk do të mbyllen. “Do të mbeten në tregun e lojërave të fatit, me këto dy ndryshime që janë deklaruar deri tani, Lotaria Kombëtare, Bingo Televizive dhe lojërat elektronike në struktura akomoduese të licencuara me 5 yje që kanë kazino, apo në resorte turistike. Sepse ka mundësi kontrolli të plotë”, deklaroi Lera duke përsëritur atë që ministri Arben Ahmetaj tha para pak ditësh se do të ketë një program rikualifikimi për të gjithë punonjësit e këtij sektori./Tiranapost.al