Sociale Te gjitha

Ja cilat janë dy dyqanet ku shqiptarët shpenzojnë më shumë për veshje


Zhvillimi i qendrave tregtare  po tërheq dhe linjat e tregtimit të veshjeve, dy prej të cilave, ITX ALBANIA dhe LC Waikiki kanë konsoliduar ndjeshëm biznesin në Shqipëri.

Revista Monitor duke iu referuar të dhënave nga tatimet shkruan se dyqani më i madh i veshjeve në Shqipëri ka arritur që të jetë brenda pak kohësh ITX ALBANIA, në pronësi të grupit Zara Holding B.V., me dyqanet e saj Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull & Bear dhe Stradivarius. Në vitin e tretë të plotë të aktivitetit, të ardhurat e kompanisë ishin rreth 2.5 miliardë lekë, apo rreth 18 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat u rritën me rreth 30%.

LC Waikiki Retail AL sh.p.k. është operatori i dytë më i madh i tregtimit të veshjeve në Shqipëri. Qarkullimi i saj vjetor në 2016-n ishte 3.1 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro) me një rritje prej 30% me bazë vjetore. Revista Monitor shkruan se ndryshe nga Zara, që segmenton shtesën e mesme dhe të rinjtë, dyqanet e Waikiki tregtojnë veshje më të lira dhe për të gjitha moshat.

Në total, vetëm në këto dy dyqane, shqiptarët kanë shpenzuar për veshje rreth 34 milionë euro./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *