Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Izraeli na shikon si kundërshtarë në Eurovizion


“Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion”, kështu shkruhej në një lajm të shkruar në hebraisht e të përkthyer nga izraelisot.com.

Ende pa nisur Festivali, që do edhe 3 muaj të vijë dita, për Shqipërinë që përfaqësohet nga Jonida Maliqi, po shkruhen fjalë të mira.

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticioni më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e ‘The Voice’ në Shqipëri’”, shkruhet në lajm. Dhe thënë këto fjalë nga vendi mikpritës e gjithashtu fitues i vjetshëm, nuk janë pak.

Lajmin e izraelisot.com e lexoni KËTU

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.