SPORT

Izmir Smajli shpallet kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati

Izmir Smajli është shpallur kampion Europe në kërcim së gjati. Në kampionatin Europian që po zhvillohet në Beograd, Smajli ka kërcyer 8.08 metra duke thyer edhe rekordin kombëtar. Më siguri që do të jetë një emocion i veçantë për Smajlin ngritja e flamurit shqiptar në Beograd. Gjithashtu sportistja tjetër shqiptare, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave. Gega e mbyli garën me kohën 4 minuta, 11 sekonda e 64 të qindtat. Ajo e nisi garën menjëherë në sulm duke u pozicinuar në krye që në metrat e para por më pas humbi terren ndaj kundërshtareve duke e përfunduar garën në vendin e pestë.