Showbiz

Ivanka Trump "i merr zyrën" Melania-s. A do jetë Zonja e Parë?

Ivanka Trump "i merr zyrën" Melania-s. A do jetë Zonja e

Vajza e Donald Trump Ivanka  Trump është e gatshme për të marrë një rol shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë,  në rolin e Zonjës së Parë në Amerikë.

Donald Trump duket se ka menduar një rol të fuqishëm për vajzën e tij. Zyra e cila ishte destinuar dhe i përkiste Melania-s , gruas së Trumpit, i është dhënë Ivankës.

Për këtë qëllim Ivanka thuhet se mund të heqë dorë në punët ekzekutive në Organizatën e Trump e nga ana tjetër ka spekulime se Melanie do të qëndrojë në New York me djalin e vogël Baron pas një muaji, kohë kur Trumpi fillon detyrën si president i Shteteve të Bashkuara. Ky spekulim do të thotë se Ivanka mund të hedhë një hap përpara.

Ivanka , nëna e tre fëmijëve, e martuar me biznesmenin e njohur Jared Kushner i cili ishte dhe një mbështetës dhe këshillues mjaft efikas për Trumpin ka njohuri të forta në punët administrative duke qenë një femër e suksesshme në biuznes dhe një nënë mjaft e përkushtuar, edhe pse mbetet për tu parë se si do sillet ajo si Zonja e Parë e ardhsme e Shtëpisë së Bardhë.

Planet formale për secilin nga fëmijët e Trump janë ende në aludime megjithatë Trump deri në muajin e ardhshëm mund të ketë një  deklaratë konkrete.

Gjithashtu edhe Jared Kushner, bashkëshorti i Ivankës flitet se do të marrë një pozicion të rëndësishëm në detyrat e "Shtëpisë së Bardhë".

ivanka