Aktualitet

Ivanka nuk është e para. Ja gratë e hekurta të Amerikës

Lajmi se vajza e Donald Trump Ivanka do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, nuk përbën një risi, për sa kohë shumë gra më parë kanë përfituar nga lidhjet familjare për të çuar më tej kauzat që përkrahnin.

“Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”. Shprehje e cila vlen tërësisht për këto gra të suksesshme të cilat janë kthyer në më shumë se bashkëshorte, duke e përdorur martesën si një pikë fillestare për ta bërë botën një vend më të mirë.

-Caretta Scott King

Bashkëshortja e Martin Luther King, Jr, ishte një grua e cila jetën e saj ja kushtoi vendosjes së drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe lobimin kundër dhunës. Përveçse luftoi përkrahë bashkëshortit, pas vrasjes së tij, ajo e vazhdoi luftën e vetme.  Drejtuese ekzekutive, shkrimtare, gazetare, si edhe anëtare e një sërë organizatash që lufonin për të drejtat e njeriut, kanë qënë disa nga fushat që Caretta King i është përkushtuar.  Devotshmëria e saj në këtë kauzë arriti derisa u vendos një ditë kombëtare në përkujtim të betejës për të drejtat e njeriut dhe rolit të burrit të saj, duke e bërë ëndrrën e tij realitet.

-Eleanor Roosevelt

Eleanor Roosevelt, bashkëshortja e Franklin Delano Roosevelt, vendosi kornizat e bashkëshortes moderne në politikë. E talentuar, e edukuar si edhe e pavarur, Eleanor përdori platformën e mundësuar nga bashkëshorti i saj, për të ndjekur interesat dhe kauzat që kishte. Barazia sociale, diskriminimi dhe të drejtat e grave ishin kauzat themelore që Eleanor i’u përkushtua. Përmes dhënies së leksioneve, shkrimeve të përditshme në gazeta, fjalimeve në radio dhe konferencave për shtyp, ajo kërkonte të sensibilizonte femrat për rolin dhe të drejtat e tyre në shoqëri.  As pas vdekjes së bashkëshortit ajo nuk e ndërpreu luftën e saj, ku shërbeu si Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pozitë e cila u pasua me organizimin e shumë lëvizjeve.

-Abigail Adams

Ndryshe nga liria dhe pavarësia që periudha kohore i lejonte Eleanor Roosevelt, Abigail Adams ishte bashkëshortja e presidentit John Adams, e cila me kalimin e kohës bëri që emri i saj të mos lidhej vetëm me bashkëshortin. Abigail nuk kishte frikë të shprehte mendimin e saj politik, pikëpamjet e ndryshme dhe kjo bëri që influence e saj të rritet në rang kombëtar. Ajo ishte Zonja e Parë, detyra e së cilës nuk ishte vetëm mirëmbajtja e shtëpisë. Abigail u kthye në këshilltaren e presidentit duke e inforumar për çështjet e komunitetit, linjat politike që duhet të ndiqte sa filloi të quhej Zonja Presidente.

-Harriet Beecher Stowe

Harriet Beecher ishte bashkëshortja e dytë e reformuesit  dhe editorit të gazetave Calvin Ellis Howe, e cila ishte tepër e ndjeshme për kauzat sociale dhe u bë e njohur për shkrimin e librit që do të ndryshonte rrjedhën e historisë amerikane.  Libri kishte në vëmendje sklavërinë, duke nxitur lëvizjet e mëtejshme të skllevërve për të kërkuar të drejtat e tyre.  Presidenti Lincoln e quajti Harriet si gruan e vogël e cila shkroi një libër që filloi që luftë të madhe.  Ndonse shumë libra të tjerë u shkruajtën prej saj, Uncle Tom’s Cabin mbeti libri që shënjoi historinë në Amerikë.

-Lady Bird Johnson

Emri i vërtetë i saj ishte Claudia Taylor por shumë shpejt u cilësua si Gruaja Zog, pasi si një fëmijë ajo dashuronte natyrën dhe si një e rritur do të luftonte për ruajtjen e saj. Interesimi i saj ndaj mjedisit bëri që të themelojë një organizatë të vetën për ruajtjen e natyrës dhe bimëve të rralla si edhe bashkëjetesën miqësore me natyrën. Por Lady Bird nuk u ndal me kaq, ajo mbështeti edhe shumë kauza të tjera humanitare , madje ishte edhe një nga aleatet e Coretta Scott Kingnë Luftën për të Drejtat e Njeriut.

-Hillary Rodham Clinton

Hillary Clinton, bashkëshortja e Presidentit Bill Klinton, më shumë sesa gratë e tjera në listë dallohet për karakterin e saj dhe  pavarësinë nga bashkëshorti. Hillary Clinton fillimisht shoqëronte bashkëshortin, pasi ai u zgjodh president, duke reformuar sistemin arsimor, luftoi për të drejtat e fëmijëve si edhe ndryshoi sistemin shëndetësor. Gjatë presidencës Obama ajo u vendos si Sekretare e Shtetit dhe në zgjedhjet presidenciale ajo garoi përballë Donald Trump./Tiranapost.al