Aktualitet

Ivanka më mirë mos të postojë asgjë në mediat sociale

Ivanka Trump nuk i ka punët mirë me Twitterin, më saktë me përdoruesit e Twitterit.  Ndryshe nga babai i saj Donald i cili poston çdo minutë nga një status, Ivanka është pak më e rezervuar në mediat sociale. Kur ajo vendos të postojë diçka, do të thotë se diçka më e  keqe vjen pas.  Sa herë që hedh një gjë, komentet janë shumë sulmuese, për të por më shumë për shkak të babait të saj. Urryesit e babait të saj gjejnë momentin për ta sulmuar. Kur Ivanka postoi një video të një një iniciative të re të Bankës Botërore ku ajo është e përfshirë, videoja kishte për qëllim të inkurajonte sipërmarrëset gra. Por këtë mendonte vetë Ivanka, pasi njerëzit e kuptuan ndryshe: Një reklamë që ajo po i bënte vetes, pasi ajo ishte protagoniste në video.

Ajo u kritikua për hipokrizinë e saj dhe të familjeve të saj, madje pati komente duke e pyetur nëse ishte ngacmuar ndonjëherë seksualisht nga Donald, marrë shkas nga historia e tij me gratë që e akuzuan për ngacmime. Kështu Ivanka më mirë mos të postoje fare gjëra në mediat sociale, se çdo gjë do i kthehet kundër. Tiranapost.al E.B