Aktualitet

Ivanka mes grave të pushtetshme. Me Merkel e Lagarde në Berlin

Vajza e Donald Trump, Ivanka ka mbërritur në Berlin për samitin e grave të G20 për udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar që kur babai i saj mori detyrën.  E ashtuquajtura Vajza e Parë do marrë pjesë në një panel diskutimi mbi sipërmarrëset femra së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel e ftoi Trumpin gjatë udhëtimit të saj në Uashington muajin e kaluar.

Por mbetet e paqartë për rolin e Ivankës brenda Shtëpisë së Bardhë të babait të saj. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, konsiderohen gjithnjë e më me ndikim dhe gazeta gjermane Berliner Zeitung tha se zyrtarët shpresonin se "vajza e presidentit do të përcjellë një imazh pozitiv të Gjermanisë tek babai i saj si rezultat i vizitës së saj të shkurtër".

Në mars, u njoftua se Ivanka e cila u bashkua me biznesin e babait të saj një vit pas diplomimit nga universiteti do të ishte një ndihmëse e  papaguar nga presidenti.

Ivanka Trump, e cila e përshkruan veten si një sipërmarrëse, gjithashtu do të bashkohet me shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të Christine Lagarde për diskutimin në Berlin.