• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Iu kërkua të mbulohej në avion, kompania “American Airlines” i kërkon falje gruas me ngjyrë


    Kompania ajrore “American Airlines” i ka kërkuar falje një doktoreshe nga Teksasi, e cila thotë se është ndier e fyer nga stafi i linjës së fluturimit, pasi i kanë kërkuar të mbulonte trupin, për shkak të veshjes.

    Latisha Roëe, një grua me ngjyrë, kishte rezervuar dy bileta fluturimi me 30 qershor, nga Xhamajka në Miami, dhe në momentin kur po ecte drejt avionit, e kanë ndaluar, duke i thënë se rrobat që ajo mbante veshur i ekspozonin ngjyrën e trupit.

    Fill pas kësaj situatë, Roëe ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, dhe veshja e saj duket e zakonshme, siç e përdorin një pjesë e grave të tjera.

    “Unë kam parë gra jo me ngjyrë, të cilat veshin pantallona më të shkurtra, dhe askush nga bordi i avionit nuk i sheh me sy të keq. Ky shtë një standard i dyfishtë”, shkruan ajo.

    CNN shkruan se një zëdhënës i “American Airlines” ka konfirmuar se kompania po heton mbi rastin. /Tiranapost.al/