• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    It’s butter baby


    Anjeza Maja/Unë nuk di të gatuaj dhe nuk kam në plan të mësoj. Ama jam një shijuese e përkryer dhe kam fantazinë e duhur për të kombinuar erza, ushqime dhe produkte, vetëm se për t’i zbatuar kam një problem me masat. Këtë të fundit e qan Mira, shoqja ime. Uroj që në të ardhmen të jetë kaq i ngeshëm burri i jetës por derisa të vijë ai i duhuri unë besoj do kem bërë diçka të mirë me jetën time.

    -Do kem ndërtuar dhe bërë të famshëm blogun tim!

    Kisha kohë që mendoja se çfarë titulli do t’i vë blogut i cili duhet të sqaroj që në fillim se nuk është një blog si të tjerët ku mund të mësosh si të bësh recetat vetë. Ky është një blog është orintues që tregon destinacione, restorante, pjata, shije, dyqane ku mund të gjesh produkte të ndryshme. Të rejat nga bota e kulinarisë.

    Sa për emrin e blog-ut jam menduar gjatë.

    Mendova titull me erëza, psh borziloku, apo domatet qershi që më pëlqejnë aq shumë. Nuk jam e talentuar të gjej tituj dhe fjalët e duhura por miqtë më thonë se ata që duan të hanë mirë, të blejnë pajisjen e duhur për shtëpinë, një product, etj , ata që po kërkojnë një darkë perfekte, nuk janë të interesuar për fjalët perfekte por për zgjedhjen e tillë.

    melograno
    -Tani si e gjeta këtë titull dhe pse me gjalp kur jo çdo pjate që unë do ju propozoj do ketë me se s’bën gjalp. (në fakt dyshoj shumë që kuzhinierët të mos e provojnë qoftë edhe një majë lugë gjalë kudo, sepse ai jep shijen dhe kjo nuk ka dyshim).

    Prej muajsh postoj në Insta-snap pjata të ndryshme të cilat i përkasin drekave dhe darkave me miqtë e mi. Mëngjese të dielash në shtëpinë time, dreka në familje të mikeshave e miqve. Ndonjëherë fërgesën dhe byrekun fantastik të mamit, ndonjëherë fasulet me karkalec të shef Miklovanit. Gjithmonë një pjatë që të lëshon goja lëng. Meqë ra fjala kam shtuar në peshë 2 ose 3 kg që kur më kapi zelli për hapjen e blogut dhe ndoshta fajin do e ketë ai gjalpi sekret që na hedhin nëpër pjata e nuk na tregojnë shefat e kuzhinës. Gjithsesi, ideja për ta personifikuar blogun me gjalpin më erdhi një të diel në Instasnap.

    ‘Ishim për brunch tek Ilva, dhe aty shijuam një bukë fshati të thekur me gjalp tartufi. Ishte e mrekullueshme dhe bombë. Aq shumë sa një lumë mesazhesh vërshuan gjatë gjithë ditës për gjalpin e tartufit, duke më bërë të kuptoj që të gjithë vdesim për gjalp më shumë sesa për tarfuf. Ishin vajza të bukura e të palestruara, amvisa që më ndjekin në instagram dhe në programin tim të përditshëm në TCH që më pyesnin se ku e kisha gjetur gjalpin me tartuf?!

    Pa kuptuar të gjitha ato më kishin ndihmuar të gjeja emrin e blogut tim. -E gjeta thashë, si do e quaj blogun dhe mu kujtua shprehja e aktorit Gerard Depardieu në një film, ku luan rolin e një kuzhineri të famshëm. Kur dikush e pyet për sekretin e recetave të tij ai përgjigjet : it’s butter baby.

    Kaq ishte, dhe blogu mori emër!

    Do të sjellim së shpejti edhe këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë para se të kompletoni kuzhinën tuaj me pajisje. Dyqanet dhe prodhimet më të mira të momentin që mund të gjeni në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë.

    Sa për gjalpin e Tartufit. Kushton 18 mijë lek të vjetra dhe e gjeni në katin e 4-t në ‘Coin casa’ në Tiranë.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post

    3 Komente

    1. E ndiej qe do jete nje nder klikimet e para te dites per mua ? Tere sy e vesh ?Suksese!

    2. Mmmm do u kenaqkemi te blogu jot Anjeza! Po te presss… Suksese 🙂

    3. Suksese , kam idene qe do te jete nje blog interesant qe ia vlen te lexohet 🙂 🙂