Botë Te gjitha

Italia e dyta në botë, por jo për mirë


Popullsia e Italisë po plaket dhe po ndihet e vetmuar dhe ky fenomen po theksohet për të tretin vit radhazi. INSTAT publikon raportin ku tregon se italianët ndihen gjithashtu më të brishtë, me 17.2% që thotë se nuk kanë asnjë lloj mbështetje sociale.  Agjencia shkruan se më 1 janar të vitit 2018, u regjistruan 60.5 milion banorë, ndërkohë që në vitin e kaluar kishte 100 mijë më shumë.

Popullsia përfshin 5.6 milion të huaj, ose 8.4% të totalit.  INSTAT tregon se Italia tani ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë, me 168.7 të moshuar për çdo 100 të rinj. Jetëgjatësia në Itali në vitin 2017 u rrit në 80.6 vjet për burrat dhe 84.9 vjet për gratë. Italianët mund të presin të jetojnë më gjatë në Firence (84.1 vjet) dhe në krahinën veriore të Trentos me (83.8 vjet). Ndërsa në provincat Campania të Napolit dhe Casterta jetëgjatësia rezulton më e shkurtër (të dyja 80.7 vjet)./ Tiranapost.al E.B