Lajme nga Bota

Italia dhe Europa 'përmbyten' nga kokaina. Por politika hesht për këtë dhe shqetësohet për emigrantët

Italia dhe Europa 'përmbyten' nga kokaina. Por politika hesht

Nga:  VITTORIO MALAGUTTI E FRANCESCA SIRON

'Belin.... më thotë; ngarkesa jonë mbërrin me 1 nëntor... janë pesë çanta me 25... 125 kilogramë e gjitha.... e kupton?' Massimo është nervoz se duhet të menaxhojë situatën. Historia e Massimos, një punonjës i portit nga Xhenova, i punësuar nga një kompani e madhe shërbimesh dhe i mbingarkuar nga 'ofertat'  e trafikantëve të drogës përshkruan në mënyrë perfekte bumin e biznesit të drogës në Europë. E ndërkohë që politika dhe opinioni publik përqendrohet tek ulja e numrit të emigrantëve, ngarkesat e kokainës të bllokuara në Doganat e 'Kontinentit të Vjetër' kanë shënuar një rritje të paparë. Këtë vit sasia e përgjithshme shkon në 200 tonë, kundrejt 150 në vitin 2018 .

Vetëm në portet italiane, nga 1 janari deri më 31 tetor, u kapën më shumë se pesë tonë. 168 përqind më shumë sesa në vitin 2018. Këto janë të dhëna nga Drejtoria Qendrore e Anti-Drogës që L’Espresso i publikon si pjesë e një studimi nga konsorciumi gazetaresk i Eic (European Investigative Collaborations) për rrugët e reja të kokainës në Evropë. Në Xhenova, jo më larg se më 14 tetor, një operacion i koordinuar nga zyra e prokurorit antimafia çoi në arrestimin e një grupi trafikantësh aktivë midis Liguria, Kalabria, Kolumbia dhe Ekuadori. 125 kilogramët kishin ardhur nga Kili të miksuar me produkte të tjera.

E vërteta është se nga Roma në Berlin, nga Zyrihu në Paris dhe Londër, konsumi i drogës vijon të rritet duke shtuar kështu xhiron e parave të grupeve kriminale dhe pasurimin e tyre.

Sipas të dhënave të Europolit, flitet për 300 miliardë euro, për një ngarkesë së përgjithshme prej 2 mijë tonësh. Ku 700 tonë mbërrijnë në Europë, kurse pjesa tjetër furnizon tregun amerikano- verior e më gjerë.

Sasia e madhe e drogës që vjen nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia, ka modifikuar edhe gjeografinë e trafiqeve. Për shembull në Itali, porti kalabrez i Gioia Tauro, zona strategjike e preferuar nga Ndrangheta ka humbur rëndësinë dhe favorizues tashmë janë portet e tjera si Genova dhe Livorno.

Në kryeqendrën e Ligurias vetëm në janarin e shkuar janë zbuluar ngarkesa me 2 tonë, më e madhja në 25 vite. Grupet kalabrezë janë në gjendje të ‘luajnë’ më shumë duke lëvizur sasi kokaine në disa porte, sipas ekzigjencave të situates.

Edhe në Spanjë, ‘pluhuri i bardhë’ po qarkullon më shumë. Në vitin 2018 janë sekuestruar 48 tonë, 7 tonë më shumë se viti parardhës.

Destinacioni dhe qëllimi janë të njëjta: Evropa.

Politika e aleancave me bandat e tjera të trafikantëve, të besuar tek përfaqësuesit e bandave ndërkufitare, shërben për të menaxhuar çdo aspekt të biznesit, nga dërgimi i ngarkesave tek transporti, e deri në shpërndarjen në sheshet e tregut. Në një terminal si përmasat e asaj të Antwerp, ku kalojnë mbi 11 milion kontejnerë çdo vit (rreth 30 mijë në ditë), bëhet më e lehtë për të marrë ‘ilaçet’ e fshehura midis tonëve të mallrave që mbërrijnë çdo ditë në aeroportin belg.

Interesat e biznesit ligjor, i cili synon të rrisë fitimet duke thjeshtuar sa më shumë procedurat, në mënyrë paradoksale përfundon duke lehtësuar punën e trafikantëve të drogës. Shumë kontrolle pengojnë biznesin e kompanive të mëdha logjistike.

Tregjet globale e kanë me nxitim.  Gjithçka duhet të dorëzohet kudo në botë me shpejtësinë më të shpejtë të mundshme. Përfshirë edhe Kokainën./ Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/saviano-roma-kryeqyteti-i-droges-politika-ka-vetem-nje-rrugezgjidhje/