Aktualitet

Itali/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në makinë, dyshohet nga mbidoza

Itali/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në makinë, dyshohet nga mbidoza

Një 24-vjeçar shqiptar gjendet i pajetë në makinën e tij në një komunë në Venezia, të Italisë. Shqiptari mësohet se banonte në Pordenone.

Sipas dyshimeve të para të policisë italiane, vdekja mund t’i ketë ardhur për shkak të një mbidoze droge.

Mediat italiane shkruajnë se, duhet të bëhet autopsia për të konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet duket se kanë ndjekur këtë pistë.

I riu shqiptar nuk ishte njeri problematik, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se ku dhe kush ia siguroi drogën.

Venecia njihet sipas mediave si vendi ku ka më shumë viktima për shkak të përdorimit të drogës./ Burimi Veneziatoday/ Tiranapost.al